Eros Grezda në gjurmët e Edgar Canit! Frika më e madhe te Partizani, të mos spikasësh as ndaj Atletic Eskaldes?

Eros Grezda duket në gjurmët e Edgar Çanit. Megjithëse jemi ende larg për të dhënë përfundime, zhgënjimi është i madh. Tre ndeshje të zhvilluara në Europë dhe në asnjë prej tyre, nuk është parë në asnjë moment një shkëndijë e vetme për të kuptuar se ky lojtar mund të ofrojë diçka për Partizanin.

Nëse dy ndeshjet e para me Bate Borisov dhe pak minuta në dispozicion e justifikonin, kjo ndeshje e sotme i frikëson jo pak te Partizani. Dikur ishte Edgar Cani që po ashtu si edhe Eros Grezda vinte si një ish-lojtar i Kombëtares, por pa formë të mirë.

Këtë herë Grezda e nisi si titullar dhe nëse duhej të kishte një lojtar te Partizani që pritej të spikaste në transfertën me Atletik Eskales, ishte pikërisht Erosi. Kjo për shkak se duhej t’i tregonte klubit dhe tifozëve se ende vlen. Asgjë e parë prej tij në 45 minuta, shpeshherë duke ia falur topin kundërshtarëve si në rastet me Bate Borisov.

Në fundin e së parës, Cara e shërbeu bukur në zonë, por goditja e Grezdës ishte për t’u harruar, topi doli jashtë stadiumit. Pra të flasësh për nënvlerësim në një ndeshje ishte idealja që Erosi të fuste marshin e dytë, është e pavënd. Por nëse do të themi se kjo është forma e Grezdës, është akoma edhe më e frikshme për tifozët e Partizanit. Pavarësisht se për të dalë në një përfundim mund të jetë ende herët, por duket se Zekic nuk mund të mbështetet dot te Grezda për të marrë rezultate pozitive në Europë, pasi kampionati ka ende kohë përpara. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online