“Duhet të tregojmë autoritet”, Zekiç flet nga konferenca: Për kualifikimin duhet të flasim pas ndeshjes së parë

Partizani do të luajë nesër përballjen e parë në turin e dytë kualifikues të Conferemce League-s. Të kuqtë do të kenë përballë skuadrën Atletic d’Escaldes, e cila duket një kundërshtar i lehtë në letër. Trajneri Zoran Zekiç ka folur sot përpara nediave, ku është shprehur se Partizani duhet të tregojë autoritetin e tij mbrëmjen e nesërme.

Ndeshja e parë ndaj Atletic d’Escaldes luhet në Andorra, ju favorizon kjo?

“Jo, nuk besoj. Ajo që është më e rëndësishme është që këtu duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të luajmë lojën tonë. Të tregojmë autoritet në ndeshjen e nesërme”.

Si është gjendja fizike e skuadrës, e keni të gjithë grupin të gatshëm për neser?

“Sot do të zhvillojmë edhe seancën e fundit. Deri tani të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Kemi luajtur dy ndeshje dhe shpresoj që të mos kemi asgjë serioze për ndeshjen e nesërme”.

Mendoni që kualifikimi në raundin tjetër do të vendoset në Tiranë?

“Për këtë duhet të flasim pas ndeshjes së parë. Janë dy përballje për t’u luajtur, do të fokusohemi te ndeshja e nesërme. Kemi analizuar kundërshtarin gjatë këtyre ditëve. Nesër duhet të mendojmë për paraqitjen tonë dhe të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodhë gjatë ndeshjes”, ka deklaruar Zoran Zekiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *