Tashmë gjithçka është e kryer. Samuel Chukwueze do të jetë lojtari më i ri i Milanit. Fabricio Romano konfirmon nigeria e so të vishet kuqezi këtë javë. Gazetari italian bën me dije se Milani ka rënë të paguajë 20 milionë euro për 24-vjeçarin, ndërsa 8 milionë euro të tjera do të jepen në formë shtese.
Marrëveshja është arritur dhe hedhja e firmës në kontratë është çështje kohe. Kujtojmë se Chukwueze sezonin e shkuar ishte pjesë e La Ligës, ku mbajti veshur fanellën e Villarreal-it. Sulmuesi i krahut shënoi 6 gola dhe dha po 6 asiste në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/