Partizani dhe Tirana do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Conference League. Bardheblutë e kanë nisur prej andej, teksa në turin e parë arritën që të eliminonin Dinamon e Batumit. Por nga krahu tjetër Partizani e nisi nga Champions League dhe përfundoi në kompeticionin e tretë për nga rëndësia në Europë pasi u mposht nga Bate Borisov.
Tani duket se pengesa e Partizanit është fare e lehtë për të kaluar më tej pasi do të ndeshet me ekipin e Andorrës, Athletic D Escaldes. Ndërkohë nga ana tjetër, Tirana ka përballë gjigandin e Turiqsë, Beshiktashin. Sa i përket turit të tretë të Conference League, nesër do të hidhet shorti për të mësuar emrat e rivalëve të Tiranës dhe Partizanit nëse do të kalojnë rivalët e turit të dytë. /Sport Ekspres/