Cristiano Ronaldo po përballet me kritika nga tifozët për gjestin e tij ndaj trajnerit të Al Nassr, Luis Castro në mes të ndeshjes. Portugezi i bëri shenjë trajnerit të tij Luis Castro që ta linte të luante edhe për pesë minuta.
Al-Nassr po humbiste 3-1 nga Benfica në një miqësore para-sezonale kur Ronaldo u kthye nga pankina për të sugjeruar që të qëndronte, pasi zëvendësimi i tij ishte bërë gati. Gjesti i Ronaldos nuk ka pëlqyer aspak tifozëve dhe ata janë shfaqur në rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre për yllin portugez që ka forcën për të vendosur edhe mbi formacionin. /Sport Ekspres/