Situata mes PSG-së dhe Kilian Mbapesë vazhdon të jetë e ndezur. Sulmuesi refuzon të zgjasë kontratën dhe ka zgjedhur t’i bashkohet Realit të Madridit me parametra 0 në verën e ardhshme. Drejtuesit e klubit kanë mbetur të zhgënjyer me yllin e skuadrës.
PSG-ja ka nisur “betejën” me Kilian Mbapenë. Kampionët e Francës kanë marrë vendimin për ta lënë sulmuesin jashtë listës së ekipit për fazën përgatitore. Kështu Mbape nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit në Japoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/