“Të gjithë mendojnë se e kam më lehtë me Sarri”, Hysaj: Do ishte mirë nëse merrnim vendin e parë

Elseid Hysaj ka folur për kanalet zyrtare të Lacios. Mbrojtësi shqiptar tregon marrëdhënien e tij me Sarrin, teksa shprehet se shumë njerëz mendojnë se fakti që ka punuar më parë me trajnerin italian e tij. Por ai mohon që të jetë i parapëlqyeri i Sarrit. Mbrojtësi shqiptar flet edhe pë Champions-in, të cilën e ka pasur një ëndërr që tashmmë e ka bërë realitet.

“A kam parë ndryshime te Sarri? Pak ka ndryshuar, në mënyrën më të mirë. Ai ende po pyet se çfarë mund të arrish, ai gjithmonë ka dashur të arrijë sa më lart që të jetë e mundur. Me siguri është diçka që të gjithë thonë se ke luajtur me të për gjashtë vjet, kështu që është më e lehtë për ty, por është gjithmonë e vështirë të hysh në fushë dhe të japësh gjithçka. Ka edhe lojtarë të tjerë, për mua e njëjta gjë vlen edhe për të tjerët. Ju gjithmonë duhet të jepni njëqind për qind.

Duhet të jem gjithmonë i përqendruar, sepse si luajmë, mjafton një gabim dh na shënojnë gola. Duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes. Është padyshim një gjë që unë mendoj se të gjithë e dinë, ne nuk duhet të heqim dorë kurrë. Është normale që ka ulje-ngritje, duhet të jesh gati kur të jetë koha. Momenti im më i mirë me Sarrin? Po patjetër, po ecim mirë. Ne patëm një sezon të mirë, kemi një ekip të fortë dhe sigurisht që do të bëjmë mirë edhe këtë vit. Ku mund të rritet mbrojtja? Nëse përfundojmë të parët është edhe më mirë, duhet të synojmë akoma lart. Me sulmuesit që kemi ne gjithmonë mund të shënojmë gola, gjëja e rëndësishme është të mos marrim asnjë, por mund ta bëjmë. Ritmi do të rritet, tashmë kemi një ndeshje të rëndësishme sot. Do të arrijmë gati në fillim të sezonit.

Champions-i? Është padyshim gjëja më e mirë për një lojtar të luajë kundër ekipeve si Real Madridi dhe në stadiume të bukura. E provova, shyqyr që ia dolëm akoma. Është ëndrra e çdo fëmije. Tifozët? Është mirë, të gjithë kemi qenë fëmijë dhe të gjithë kemi dashur të jemi pranë një lojtari. Duhet t’i jemi mirënjohës, t’i falënderojmë dhe ta bëjmë mirë punën tonë”, ka deklaruar Elseid Hysaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online