Italia U19 u shpall kampione e Kampionatit Europian U19. Axurrët e vegjël mposhtën në finale bashkëmoshatarët e Portugalisë me rezultatin 1-0. Një kontribut të jashtëzakonshëm për Italinë ka dhënë edhe Luis Hasa. Mesfushori shqiptar ka qenë protagonist kryesor me golat dhe asistet e dhëna përgjatë turneut.
Lojtari i Juventusit ka marrë vlerësimin e UEFA-s. Qeveria europiane e futbollit ka njoftuar se Luis Hasa është votuar si lojtari më i mirë i turneut në Kampionatin Europian. Një arritje e madhe për djaloshin shqiptar, që premton se përpara e pret një e ardhme e ndritur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/