Zoran Zekiç merr vlerësimin e madh, shpallet trajneri i sezonit në Kroaci

Zoran Zekiçi ka marrë një vlerësim të madh në Kroaci. Trajneri i Partizanit është shpallur trajneri më i mirë i sezonit 2022/23 në kampionatin kroat. Zekiçi sezonin e shkuar drejtonte skuadrën e Slaven Belupos, me të cilët ka bërë një punë që ka marrë vlerësimin e sindikatës së trajnerëve dhe lojtarëve të Kroacisë. Lajmin e bën të ditur vetë Partizani përmes faqes zyrtare të klubit në “Facebook”.

“Zoran Zekiç është shpallir trajneri më i mirë në Kroaci me skuadrën e Slaven Belupos për sezonin 2022/2023. Sindikata e trajnerëve dhe lojtarëve të Kroacisë kanë përzgjedhur Zoran Zekiçi si trajnerin më të mirë të sezonit 2022- 2023. Trajneri i Partizanit, që sezonin e kaluar ka drejtuar skuadrën e Slaven Belupos në Super Ligën kroate ka marë shumicën e votave duke lënë prapa Sergej Jakiroviçin dhe Mario Kovaçeviçin”, ka njoftuar klubi Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online