Nuk njohin Kosovën! Yllin e Tiranës e bllokojnë në Gjeorgji për 30 minuta, Florent Hasani shpërthen: Po më motivoni t’ju shënoj nesër

Tirana ka zbarkuar në Gjeorgji për ndeshjen e kthimit me Dinamo Batumin. Lojtarët dhe stafi janë gati për të zhvilluar edhe aktin e fundit të turit të parë në Conference League pas atij barazimi 1-1 në Air Albania.

Ndërkohë një incident i vogël ka ndodhur pas zbritjes së Tiranës në Gjeorgji. Për rreth 30 minuta, Florent Hasani është bllokuar në aeroport. Kjo pasi shteti i Gjeorgjisë nuk e njeh Kosovën. Pas ndërhyrjes të gjithë klubit të Tiranës, u vendos që Hasani të lejohej që t’i bashkohej shokëve të ekipit. Autoritetet bën maksimumin që gjithçka të mbyllej sa më shpejt.

E teksa është pyetur nga ana e gazetarit Drilon Xhepollari sesi ndikon te ai një situatë e tillë para ndeshjes së nesërme, Hasani u shpreh: “Nuk dua ta përziej politikën, ishte një vonesë 30 minuta dhe më jep motiv që nesër të shënoj gol”, tha Hasani. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *