Në Bjellorusi është kthyer në temë diskutimi pjesa e minutave shtesë në ndeshjen mes Bate Borisov dhe Partizanit. Arbitri e ktheu këtë takim si një ndeshje Botërori duke akorduar 10 minuta shtesë. Megjithatë nëse shohim ndalesat në pjesën e dytë, janë 12 minuta e 10 sekonda. Pra arbitri mund të jepte edhe më shumë shtesë.
Ndërsa si për ironi të fatit, 7 minuta e 30 sekonda i përkasin Partizanit. Pavarësisht se ishin në momentin e tyre më të mirë dhe Bate Borisov ishte i parrezikshëm, në disa raste dhe dëmtime, lojtarët e Partizanit e ulnin shumë ritmin dhe tempin e lojës duke i dhënë kohë Bate Borisovit për të marrë frymë dhe për të nisur kundërsulmet në vazhdimin e ndeshjes. Më poshtë shihni ndalesat e lojës:
Minuta e 51, 40 sekonda ndihmë për Hadrojn
Minuta e 56. 1 minutë e 25 sekonda ndihmë për Malkevic
Minuta e 62, 2 minuta e 5 sekonda ndihmë për Mehmetin
Minuta e 68, 1 minutë e 40 sekonda ndihmë për Qirkon
Minuta e 71, 1 minutë ndalese për golin e Bate Borisov
Minuta e 74, 1 minutë e 15 sekonda ndihmë për Mehmetin
Minuta e 76, 50 sekonda për zëvendësimet e Partizanit
Minuta e 77, 1 minutë e 15 sekonda ndihmë për lojtarin e Bate Borisov
Minuta e 83, 40 sekonda për një ndërrim të Bates
Minuta e 85, 1 minutë e 20 sekonda për 3 ndërrime të Partizanit dhe 1 të Bate Borisov