Etien Tare ka vendosur sa i përket të ardhmes së tij. Sulmuesit shqiptar i përfundoi kontrata me Rapidin e Vienës dhe këtë verë i duhej të gjente një ambient të ri për të vijuar karrierën e tij. Djali i Igli Tares ka zgjedhur të qendrojë përsëri në Austri, por këtë herë do të veshë fanellën e Shturm Gracit.
19-vjeçari ka zyrtarizuar skuadrën e tij të re përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”. “Sezon i ri, objektiva të reja”, shkruan Etien Tare në postimin e tij, teksa ka pozuar me fanellën e Shturm Gracit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/