VIDEO/ Njihuni me Armando Brojën! Nga arritja më e madhe në karrierë te mendimet për shokët e skuadrës, sulmuesi shqiptar i përgjigjet pyetjeve

Armando Broja e ka hedhur pas krahëve dëmtimin e rëndë që e la jashtë fushave për një kohë mjaft të gjatë. Sulmuesi shqiptar i është kthyer përsëri aksionit në fushën e blertë dhe tani po përgatitet me skuadrën për sezonin e ri. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka gjetur kohë për t’u përgjigjur edhe disa pyetjeve për të gjithë ata që dëshirojnë të njohin më tepër rreth tij. Broja ka veçuar si arritjen më të madhe në karrierën e tij hyrjen në ekipin e parë të Chelsea-t, ndërsa personat që kanë ndikuar më shumë në karrierën e tij janë prindërit.

Shoku i ekipit më shakaxhi që kam pasur? “Raheem Sterling”.

Personat që kanë pasur më shumë ndikim në karrierën time? “Mami dhe babi”.

Cili shok skuadre ka pasur më tepër ndikim te unë? “Raheem Sterling. Ai është një djalë shumë i këndshëm për ta pasur pranë. Ka dy anë të tijat. Mund të jetë shakaxhi, por në të njëjtën kohë mund të hedhë krahët rreth teje dhe të të ndihmojë”.

Cila ka qenë arrijta që më ka bërë më shumë krenar? “Përfundimisht, hyrja në ekipin e parë”.

Cili trajner ka pasur më shumë ndikim në zhvillimin tim? “Do të thoja Frank Lampard, sepse ai më dha mundësinë të debutoja. Ai më solli në ekip“.

Idhulli im nga fëmijëria? “Kam dy: Ronaldo dhe Cristiano Ronaldo. Nuk mund të zgjedh mes tyre, kështu që do t’i them të dy”.

Kujtimi më i mirë me fanellën e Chelsea-t? “Goli im i parë për klubin. Ishte kundër Ëolves-it, nuk do ta harroj kurrë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online