Vllaznia ka thyer ecurinë pozitive të ekipeve shqiptare në Europë. Shkodranët nuk kanë ndjekur rrugën e Partizanit, Egnatias dhe Tiranës, teksa janë mposhtur në përballjen e parë të turit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës. Kuqeblutë kanë humbur me rezultatin 3-1 kundër Linfildit
Seria e golave nisi në pjesën e dytë të takimit. McKee tundi rrjetën në minutën e 57 të ndeshjes, ndërsa në të 68-n ishte po i njëjti lojtar ai që i dërgoi shifrat në 2-0. Si për të mos mjaftuar me kaq, skuadra nga Irlanda e Veriut gjen sërish rrugën e rrjetës në minutën e 76 me anë të Scott-it. Vllaznia reagon në minutën e 89, kur Juric e dërgon topin në rrjetë. Megjithatë koha nuk premtonte për ndryshim të rezultatit Vllaznia duhet të përgatitet për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet një javë më pas në “Loro Boriçi”./Sport Ekspres/