“Nuk dua të hap polemika”, Klose sulmon Igli Taren: Është person që nuk t’i thotë gjërat në sy

Miroslav Klose nuk ka një përshtypje të mirë për Igli Taren. Ish-sulmuesi gjerman ka thënë për “Il Messaggero” se drejtori sportiv shqiotar nuk t’i thoshte gjërat në sy. Megjithatë, ai vlerëson punën e bërë nga Tare, duke qenë se ka sjellë emra të rëndësishëm te Lacio.

“Nuk dua të shkaktoj polemika, thjesht thashë që nëse një klub vendos të ndërpresë marrëdhënien me një lojtar, duhet t’ia tregosh paraprakisht dhe të mos presësh ditën e fundit siç ndodhi me mua, Luliç, Mauri, Bizzarri, lista është e gjatë…

Kur nuk më komunikuan asgjë, mora vendimin të ndaloja dhe të largoja shqetësimin, por tregova historinë time që këto keqkuptime të mos përsëriten në të ardhmen, që të ndryshojë mënyra e veprimit i Lacios. Jemi të zhgënjyer, sepse ai nuk është një person që i thotë gjërat në fytyrë, por ka bërë një punë të madhe, më solli mua dhe shumë talente si Felipe Anderson dhe Milinkoviç”, ka thënë Miroslav Klose./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online