Andi Hoti i ka dhënë fund rrugëtimit të tij me Interin. Lojtari shqiptar ka lënë klubin zikaltër për të nisur karrierën e vërtetë të tij. 20-vjeçari ishte pjesë e moshave të Interit, por tashmë do të provojë veten në ekipin e parë të Magdeburgut.
Klubi gjerman ka paguar 250 mijë euro për kartonin e tij, duke i dhënë kështu mundësinë të provojë veten në futbollin profesionist. Magdeburgu luan në Bundesligën 2 gjermane, ku sezonin e shkuar u pozicionua në vendin e 11 në tabelën e renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/