Partizanit i japin 0.1% mundësi për të hyrë në grupet e Champions League, por sa shumë për të qenë pjesë e Conference League

Partizani po bëhet gati për aventurën europiane nën drejtimin e trajnerit të ri, Zoran Zekic. Të kuqtë do të përballen me Bate Borisov në raundin e parë, me bjellorusët që janë pengesa për të vazhduar më tej me turin në Champions League. Por sa përqind shanse ka Partizani që të jetë pjesë e një kompeticioni europian? Mediat e huaja që merren me statistika në bazë të historisë së klubeve dhe formës së tyre aktuale, duke bashkuar këtu edhe rrugëtimin që pritet të kenë në vazhdimësi në Europë, kanë krijuar një renditje për klubet.

Atje janë skuadrat që do të luajnë në turin e parë të Champions League ose ato ekipe që e nisin nga turi i dytë dhe i tretë i këtij kompeticioni. Kështu, Partizani i japin 0.1% shans për të qenë pjesë e grupeve të Champions League në sezonin e ardhshëm, 2.7% shans për të qenë pjesë e grupeve të Europa League dhe 33.3 shans për të qenë pjesë e grupeve të Conference League. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *