Nuk është Eros Grezda dhe as Albers Keko, vëllai i Kristi Kotes po çmend trajnerin e ri të Partizanit

Dy nga afrimet më të bujshme të merkatos së verës te Partizani janë Eros Grezda dhe Albers Keko. Ky i fundit shihet jo vetëm si zëvendësues ideal i Xhuliano Skukës, por pritet që ta tejkalojë këtë të fundit. Ndërkohë Eros Grezda nuk ka nevojë për prezantim, pavarësisht se nuk është ai i kohëve të arta te Kombëtarja.

Por lojtari që po spikat te Partizani është një tjetër, 19-vjeçar, quhet Gjergji Kote. I dalë nga akademia e Skënderbeut, Kote do t’i bashkohej të rinjëve të Partizani. Por me ardhjen e trajnerit të ri, Zoran Zekic, mesfushori i qendrës iu bashkua ekipit të parë.

Sipas asaj që raporton faqja pranë klubit kryeqytetas, “Partizani Fan Club”, lojtari po shkëlqen në stërvitje duke dhuruar spektakël me golat e tij. Si një konfirmim për dashurinë e fituar të trajnerit erdhi formacioni kundër Strugës, atje ku Kote e nisi nga minuta e parë dhe ku zhvilloi një paraqitje pozitive. Gjergji Kote është vëllai i ish-lojtarit të Partizanit, Kristi Kote, ndërsa mbetet të shihet sesi do të jetë zhvillimi i tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online