E kërkon Juventusi në merkato, sulmuesi shqiptar shpallet lojtari më i mirë i sezonit

Stiven Shpendi po kalon momentet e tij më të bukura në karrierë. Sulmuesi shqiptar shënoi 13 gola në kampionat me fanellën e Çezenës, duke qenë një nga elementët më të spikatur të Serisë C. Paraqitjet pozitivë kanë rënë në sy edhe te Juventusi, që është gati të paguajë 2 milionë euro për kartonin e lojtarit të Kombëtares sonë Shpresa.

Shpendi ka marrë së fundmi një vlerësim nga klubi i Çezenës. 20-vjeçari është zgjedhur nga tifozët 7 herë lojtari më i mirë i ndeshjes përgjatë sezonit. Për këtë arsye Stiven Shpendi është kurorëzuar si lojtari më i mirë i sezonit nga bardhezinjtë. Lajmin e bën të ditur vetë klubi Çezena përmes faqes zyrtare në web./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *