Zyrtare/ Andrea Pirlo rikthehet në shtëpi, firmos për 2 vite me klubin italian

Andrea Pirlo është rikthyer në shtëpinë e tij, në Itali. Pas përvojës jo të mirë me Karagumrukun në elitën e Turqisë, ish-mesfushori i njohur ka vendosur të sfidojë veten në futbollin italian, ku më parë ka drejtuar Juventusin.

Pirlo ka firmosur një kontratë dy-vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit me Sampdorian. Këta të fundit ranë nga kategoria në sezonin 2022/23 dhe Pirlo ka për detyrë t’i rikthejë në Serinë A në verën e ardhshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *