E bujshme/ Do të ishte fillimi i vërtetë i rivalitetit Haland-Mbape, Liverpuli bën gati 300 milionë euro për sulmuesin e PSG-së

Mesi dhe Ronaldo janë larguar nga Europa dhe tashmë skena është e gjitha për epokën Haland-Mbape. Një rivalitet që po nxitet prej kohësh mediatikisht dhe për të cilin Liverpuli është i gatshëm t’i japë më tepër jehonë. “Marca” bën me dije se Reali i Madridit nuk është i vetmi ekip në garë për shërbimet e sulmuesit francez.

Sipas medias prestigjoze spanjolle, Liverpuli është i gatshëm të paguajë më tepër se sa madrilenët. Të kuqtë kanë planifikuar të derdhin 250 milionë euro plus 50 milionë të tjera shtesë në arkat e PSG-ë. Një pistë e re që josh klubin parisien, por edhe vetë Mbapenë, pasi në këtë mënyrë do të niste edhe rivaliteti i pastër mes tij dhe Halandin për lojtarin që do të dominojë botën e futbollit në vitet e ardhshme. Të dy në të njëjtën ligë, atë që konsiderohet më e forta në botë dhe me dy skuadra që prej vitesh po rivalizojnë me njëra-tjetrën në Premier Ligë, Liverpuli dhe Mançester Sitit. Zgjedhja është e gjitha në dorën e Mbapesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online