Interi nuk heq dorë nga Lukaku, planifikon blerjen e belgut me… shitjen e Onanës

Interi nuk dëshiron të heqë dorë nga Romelu Lukaku. Pas refuzimit të ofertës së parë prej 7 milionë stërlinash për huazimin e belgut, zikaltrit kanë hartuar një tjetër plan. “La Gazzetta dello Sport” bën me dije se nënkampionët e Europës do të kërkojnë huazimin 1-vjeçar me të drejtë blerjeje në verën e vitit 2024 për shifrën e 30 milionë eurove.

Mësohet se të ardhurat për blerjen e kartonit të sulmuesit të Chelsea-t do të sigurohen nga shitja e Onanës. Portieri kamerunas është objektivi kryesor i Manchester United-it, i cili është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për ta sjellë në “Old Trafford”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *