“Nuk ndodh në asnjë vend të botës”! Sokoli tregon skandalin te Kosova, një person nga mjekët e përfaqësueses bënte trajnerin: Milot Rashica, kthehu në mbrojtje

Bylbyl Sokoli ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”. Atje është diskutuar rasti i përfaqësueses së Kosovës dhe rezultatet negative që janë marrë së fundmi. Sokoli ka treguar edhe një skandal të vërtetë, ku ekipi i mjekëve ka bërë rolin e trajnerit në një ndeshje të dardanëve, pasi jepnin direktiva për lojtarët.

“Trajneri duhet të mësojë sesi të sillen të gjithë që janë në stol, zëdhënësit e mediave, drejtorët, fizioterapistët, të gjithë duhet të dinë vendin që u takon. Unë kam parë raste ku doktorët, ekipi shëndetësor, thërriste: “Rashica, kthehu në mbrojtje”. Imagjinoni, kjo nuk ndodh në asnjë vend. Kur erdhi trajneri Giresse nuk u mor fare me këto punë.

Ne jemi përfaqësuese e re, duhet t’i rregullojmë këto gjëra. Ti duhet të caktosh rendin. Në momentin që nuk dihet se kush udhëheq, pastaj udhëheq ai që e ka zërin më të lartë, kush bërtet më shumë. Thashë që kam parë rast nga ekipi shëndetsor që i thërret lojtarit: “Ktheu në mbrojtje”. Sigurisht ai dëshiron të ndihmojë, nuk e ka qëllimin e keq”, tha Sokoli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online