“15 gusht 2014-31 maj 2023”! Erdenis Gurishta largohet nga Vllaznia mes emocioneve: Kjo fanellë peshon shumë, edhe me gjak e leva kur ishte e nevojshme

Erdenis Gurishta është larguar nga Vllaznia. Këtë herë nuk është vetëm një lajm mediatik sa herë që vjen periudha e transferimeve në merkato. Vetë futbollisti ka njoftuar ndarjen e tij nga Vllaznia duke u bërë gati për një tjetër aventurë, ku përflitet se Tirana mund të jetë destinacioni i ri.

“Çdo fillim e ka një fund! 15 gusht 2014-31 maj 2023. Eshte e pamundun me i permbledh gati 10 vite ne disa rreshta por mendoj se e keni pa te gjithe pasionin dhe deshiren teme ne cdo ndeshje te lujtun. Padiskutim mirenjohes dhe falenderues gjithmone skuadres te zemres, qytetit tem dhe tifozeris te mrekullueshme shkodrane.

Largohem me koken lart, i vetdijshem dhe shume i sigurte qe per kyt fanelle dhe per kyt klub dhashe gjithçka nga vetja jeme. Fanella e Vllaznis peshon shume, ndaj gjithe keto vite djersita me krenari dhe perkushtim per kyt fanelle dhe jo vetem djers,kur ishte e nevojshme dhe gjak.

Shiriti i kapitenit nuk eshte as titull as trofe individual por eshte pergjegjesi e madhe dhe nder, prandaj gjithe kto vite jam perpjek qe te jem nje shembull si ne fushe si jashte fushes. Te filloj me falenderimet nuk do mbaronin shkurt por realisht i falenderoj te gjithe ato qe me kan qendru afer si ne t’mire si ne t’keq, te gjithe ato qe i kam pas afer keto vite, shoket e ekipit, trajneret, mjeket, fizioterapistet, punetoret, drejtusat, Presidentin Alban Xhaferi por padyshim falenderimi ma i madh i takon Allahut qe me dha shendet e te mira pafund.

Shkodra dhe Vllaznia meritojn shume ma shume dhe uroj me gjithe zemer te vijne dita e sukseve te medha !”, shkruan Erdenis Gurishta në postimin e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *