Silvinjo zhvillon një ndeshje kontrolli, merr te ekipi i parë i Shqipërisë Arda Kurtulan dhe talentin e Leçes

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e kualifikuesve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Në këtë seancë stërvitore morën pjesë të gjithë lojtarët e grumbulluar për këto sfida dhe stërvitja u zhvillua me intensitet të plotë. Përveç stërvitjes trajneri Silvinjo organizoi edhe një ndeshje kontrolli për të provuar module të ndryshme loje.

Në këtë ndeshje, që zgjati për 45 minuta, morën pjesë edhe katër lojtarë nga Kombëtarja U-21, që është e grumbulluar në Elbasan për miqësoren e 20 qershorit ndaj Bullgarisë. Medon Berisha, Arda Kurtulan, Elmando Gjini dhe Ajdi Dajko u aktivizuan nga trajneri Silvinjo në këtë ndeshje kontrolli dhe u stërvitën me grupin.

Grupi është në formë të mirë dhe të gjithë lojtarët janë stërvitur normalisht. Skuadra do të vijojë stërvitjen në Tiranë dhe ka në program një seancë në stadiumin “Air Albania” një ditë para sfidës zyrtare me Moldavinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online