VIDEO/ Pamje të rralla për një futbollist! Të turpshëm dhe pa rrjetet sociale, autori i golit në finalen e Champions kishte takim përrallor me vajzën që i fitoi zemrën

Rodrigo Hernandez Cascante është aktualisht një nga njerëzit më të famshëm në botë. Jo me emrin e plotë, por ashtu si e njohin të gjithë, shkurt, Rodri. Ishte ai që i solli Manchester City-t Champions League pasi mposhti Interin në finalen e Stambollit.

Dy vite pasi humbi finalen nga Chelsea, Pep Guardiola nuk përsëriti të njëjtin gabim dhe e bëri Rodrigon një lojtar kyç në mesfushë dhe spanjolli u përgjigj me një gol sa të bukur aq edhe vendimtar.

Megjithatë, jashtë fushës, spanjolli është krejtësisht e kundërta. Profil i ulët, pa rrjete sociale, privatësi maksimale, diçka që rrallë ndodh në botën e futbollit. Shumë preciz në pasimet dhe goditjet e topit në fushë, Rodri zgjodhi me po aq kujdes partneren e jetës, Laura, një vajzë që ka të përbashkët me të faktin se është e turpshme dhe nuk shfaqet në rrjetet sociale.

Skena e një të reje që hyn në fushën e stadiumit të Stambollit për të ndarë gëzimin sportiv të jetës me të dashurin e saj dhe duke e përqafuar, përkëdhelur dhe puthur butësisht, kanë marrë vëmendjen maksimale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online