Trajneri i ri i Chelsea ka zakon të veçantë, zbulohet arsyeja pse mban gjithmonë limona në zyrën e tij

Pochettino punoi si trajner në Southampton, Tottenham dhe Paris Saint-Germain, ndërsa tani ra dakord për të drejtuar Chelsea. Katër trajnerë këtë sezon drejtuan Chelsean, por asnjëri prej tyre nuk arriti të sjellë diçka të mirë. Pritet që Pochettino të sjellë shumë gjëra të reja në skuadrën e Chelsea-t dhe një prej tyre do të jetë “Gacon Test” në të cilin futbollistët duhet të vrapojnë 150 metra në 45 sekonda me 15 sekonda pushim.

Mirëpo, një gjë pak e ditur është se Pochettino ka gjithmonë një tas me limon në zyrën e tij dhe “fajtori” për këtë është miku i tij nga Argjentina. Pochettino ka treguar se një mik e ka këshilluar që të vendosë një tas me limon në zyrë sepse limoni merr energjin e keqe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *