Skënderbeu shpallet kampion në Kategorinë e Parë! Dinamo humb me Luzin, mësohen 4 ekipe që do e kthejnë Play-Off e Superiores në spektakël

Skënderbeu është shpallur kampion në Kategorinë e Parë. Korçarët nuk fituan dot me Lushnjen, por përfituan nga humbja e Dinamos me Luzin. Në këtë mënyrë korçarët ngjiten si vendi i parë në elitë. Në krahun tjetër, Flamurtari, Tomori, Apolonia dhe Korabi janë katër ekipet që do të shkojnë në Play Off, duke kërkuar biletën e fundit për Superioren. Burreli dhe Lushnja do të luajnë në Play Out për të qëndruar në këtë kategori. Ndërkohë sa i përket ekipeve që do të bien një kategori më poshtë, ato janë Oriku, Turbina, Tërbuni dhe Besëlidhja. /Sport Ekspres/

Luzi 1-0 Dinamo (Ferraj 32?)

Lushnja 0-0 Skënderbeu

Besa 3-0 Burreli (Veriu 22?, Osma 64?, Hoxha 66?)

Turbina 1-2 Tomori (Ndrejaj 62? / Alinani 34?, 80?)

Flamurtari 3-1 Apolonia (Ramadani 39?, Da Silva 55?, Oliveira 72? / Omeri 30?)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online