Majorkës i mjafton një fitore për të siguruar qendrimin në La Liga edhe sezonin e ardhshëm. Meritë të madhe për arritjen e këtij objektivi ka edhe Muriqi, i cili numëron deri më tani 13 gola të shënuar në kampionat. Sigurisht që forma e tij ka ngjallur interes nga skuadra të tjera në Spanjë dhe jo vetëm, të cilat janë të gatshme të paguajnë për kartonin e tij.
Por shitja nuk i shërben Majorkës. “El gol digital” raporton se klubi spanjoll është “viktimë” e kontratës së Igli Tares. Shitja e Muriqit do të pasuronte Lacion, që do të përfitonte 45% të të ardhurave në një rast të tillë. Për këtë arsye Majorka nuk do të marrë në shqyrtim asnjë ofertë nën 20 milionë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/