Sikur UEFA ta kishte lejuar! Redon Xhixha të vinte nga Azerbajxhani dhe Xhuliano Skuka nga Franca, derbi Tirana-Partizani do të mbetej në histori

Pritej që Superiorja e këtij sezoni të shkonte në mënyrë dramatike, por Tirana filloi të vriste sërish shpresat e kundërshtarëve me diferencën karshi tyre. Më pas është momenti i maces së zezë që shfaqet në rrugë, Teutës, e cila del para bardhebluve dhe sigurisht nuk ka lajme të mira. Nuk ka rëndësi sesa supersticioz mund të jesh, Teuta dhe Martini dinë gjithmonë sesi Tirana mundet. Madje kanë ditur të prishin edhe magjinë që ndërtoi Egbo me fitoret radhazi, ai triumf i djeshëm dukej fare i lehtë për durrsakët, asgjë e pamundur.

Kështu titulli mund të vendoset në derbin mes Tiranës dhe Partizanit që do të luhen në përballjen e radhës. Imagjinoni për një moment sikur UEFA të lejonte që Redon Xhixha të vinte nga Azerbajxhani dhe Xhuliano Skuka nga Franca. Të dy lojtarëve i hanë këmbët dhe për një ditë nuk do ta kenë mendjen te ekipet e tyre, por janë sërish me mendje në Shqipëri, në kryeqytet. Do të ishte padyshim derbi i historisë. Por kjo mbetet vetëm fantazi, asgjë e tillë nuk ndodh dhe fati i kampionatit do të varet nga lojtarët aktual të ekipeve. Asnjë yll i krijuar, por të gjithë gati për të shkëlqyer dhe të kthehen në yllin e mbrëmjes që do të ndriçojë Tiranën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *