Fanatizmi i tifozëve të Napolit ka shkuar larg pas fitimit të titullit kampion në Serinë A. Shumë prej tyre janë parë duke marrë pjesë të fushës së Udinezes, për t’i shkëputur nga toka dhe për t’i pasur si suvenire në shtëpi.
Nga krahu tjetër një video po qarkullon në rrjetet sociale. Atje shihet një prift që ndal meshën dhe së bashku me personat e tjerë nis që të duartrokas për arritjen e Napolit pas fitores së titullit. Futbolli është fe! /Elio Hajdari-Sport Ekspres/