“Nëse do ta kisha unë, nuk do të vraponte fare”! Trajneri i Nantes çudit me deklaratën: Më vjen turp për Lionel Mesin, ne në Francë nuk e meritojmë

Trajneri i Nantes, Antoine Kombouare ka komentuar fundin që po i vjen kohës së Lionel Messit te PSG dhe ofendimet e rënda të bëra nga tifozët e gjigandit francez.

Tekniku me përvojë i doli në mbrojtje legjendës argjentinase dhe e bëri të qartë se tifozët e PSG-së ‘nuk e meritojnë një lojtar si Messi’. “Mesi nuk preket. Nëse do ta kisha në ekip, do t’i thoja të qëndrojë përpara, të mos vrapojë dhe se nuk ka nevojë të kthehet në mbrojtje. Ai do të merrte topa, do të doja të shihja magji.

Ne kemi dështuar plotësisht me këtë njeri. Është një turp i vërtetë. Unë jam një njeri i çmendur për këtë situatë dhe atij thjesht nuk i intereson. Unë e dua futbollin, e dua lojën e tij dhe më vjen turp kur shoh se çfarë po ndodh. Tani do të largohet dhe jam i lumtur për këtë. Faleminderit mjeshtër, ne nuk të meritojmë,” tha trajneri i Nantes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online