Dënim i merituar! Goditi me shuplakë lojtaren dhe habiti Shqipërinë, përjashtohet përjetësisht trajneri

Një dënim i merituar ka ardhur për trajnerin e ekipit Korça Vollej U-18. Romeo Xega nuk e mendoi dy herë që të godiste me shuplakë lojtaren e tij, duke i dhënë direktivat e lojës në mënyrë tërësisht të pazakontë. Për këtë arsye, Komisioni i Diplinës vendosi heqjen e licencës për të dhe tani nuk do të ketë më mundësinë e drejtimit të një ekipi.

Komiteti Ekzekutiv vendosi:

– Z. Romeo Xega i hiqet licensa e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta zyrtare për të ushtruar, drejtuar e trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombetare të FSHV-së.

Federata Shqiptare e Volejbollit është konsekuente të zbatoj me përpikmëri e të ndëshkoj këdo që thyen Kodin e Etikës e Disiplinës dhe Rregulloren Brendshme duke denigruar figurën e sportit e duke prishur imazhin e lojës së volejbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online