Jurgen Celhaka dhe Ernest Muci kanë fituar Kupën e Polonisë. Legia e Varshavës u përball sot kundër Rakow, ekipit që po fiton titullin kampion. Por në Kupë është Legia e Varshavës që arriti të triumfojë.
Legia mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 7 pasi Ribiero u ndëshkua me karton të kuq. Trajneri i gjigandëve polak zgjodhi që të sakrifikonte Ernest Muçin. Në minutën e 40 të takimit, ish-lojtari i Tiranës duhej të ulej në stol dhe në vendin e tij u aktivizua mbrojtësi Nawrocki.
Koha i dha të drejtë trajnerit Runjaic pasi ndeshja u mbyll me shifrat 0-0, ndërsa minutën e 86 aktivizoi edhe Celhakën. Koha shtesë përfundoi në shifrat 0-0 dhe nga pika e bardhë e penalltisë ishte Legia që triumfoi 6-5. /Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing