Donin të shpërqendronin rivalin! E rrallë në Ligue 1, tifozët ulin brekët dhe nxjerrin të pasmet që kundërshtari të humbi penalltinë

Tifozët gjejnë mënyra inovative për të ndihmuar ekipin e tyre të preferuar dhe për të shpërqendruar kundërshtarët. Kryesisht janë fishkëllimat apo gjërat e ngjashme, por mbështetësit e Angers shkuan një hap më tej. Ata hoqën pantallonat dhe treguan të pasmet për të penguar ekzekutimin e penalltive në Ligue 1.

E kanë provuar dy herë, fillimisht në minutën e 33-të dhe më pas në minutën e 39-të. Ata nuk ishin të suksesshëm në asnjërën nga këto dy përpjekje. Angers kaloi në avantazh me golin e Hunos në minutën e 28-të, por pasuan dy penallti. Në minutën e 33-të, Kei ishte i saktë, ndaj gjashtë minuta më vonë edhe Cham realizoi sërish. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *