Sulmuesi matet me gola! Bekim Balaj ka realizuar vetëm 1 herë nga penalltia, si do të veprojë Sedloski?

Me shumë optimizëm u prit afrimi i Bekim Balajt te Vllaznia. Frika më e madhe e shkodranëve po kthehet në realitet pasi sulmuesi jo vetëm që nuk po e ndihmon ekipin, por është edhe shumë larg një afrimi tjetër “normal”. Vetëm një gol i shënuar deri tani në Superiore, i ardhur nga penalltia. Edhe në momentin që u zhbllokua psikologjikisht, Balaj nuk po arrin të kthehet në Bekim për Vllazninë. A është kampionati shqiptar më i fortë se e kishte imagjinuar Balaj apo nuk i ka ndezur ende motorët mirë?

Kjo e dyta ka më pak gjasa pasi Vllaznia i ka thënë “lamtumirë” titullit në këtë javë. Nga ana tjetër, trajneri Sedloski kërkon që dora e tij të vihet re menjëherë në skuadër për të bërë ndryshimin nga Mirel Josa. Por nëse flasim për ndryshim, me siguri që Bekim Balaj duhet të preket në të ardhmen. Futbolli nuk luhet me emra, por me formë aktuale. Për sa kohë 32-vjeçari nuk e njeh rrjetën në kaq shumë ndeshje, kjo është djegie mundësie për lojtarët e stolit ose fundja edhe për një futbollist të akademisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online