Ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit ka nisur dhe po vazhdon në shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit deri tani është realizuar nga Mba. Ky është goli i katërt në këtë kampionat për sulmuesin që shihet si zëvendësuesi i Skukës.
Nga ana tjetër, tifozët në Rrogozhinë e kanë gjetur zgjidhjen për të parë takimin. Disa prej tyre kanë hipur në pallatet pranë stadiumit duke e ndjekur nga tarracat e ndërtesave. /Sport Ekspres/