Firmosi me Ludogorets, por mund të luante vetëm me ekipin e dytë! Ja pse Rrapaj do të luajë te Partizani deri në fundin e sezonit

Arinaldo Rrapaj ishte një tjetër prodhim i Superiores që bëri hapin jashtë kampionatit të futbollit në Shqipëri. Lojtari ka nënshkruar me Ludogorets, por nuk mund të shpalos aftësitë e tij në këtë klub.

“Supersport” ka raportuar se Ludogorets kishte plotësuar numrin e lojtarëve ekstrakomunitar kur Rrapaj firmosi kontratën. Për këtë arsye ai nuk mund të luante dot me ekipin e parë pasi nuk ishte mundësia e federimit.

E vetmja zgjidhje për Rrapajn ishte që të luante me ekipin e dytë të Ludogorets. Kjo alternativë u hodh menjëherë poshtë dhe u vendos që të sillej sërish te Partizani si huazim deri në fundin e këtij sezoni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *