Vllaznia është duke luajtur kundër Bylisit në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar në barazimin pa gola. Por menjëherë pas mbylljes së 45 minutave ka pasur edhe një përplasje.
Nervat e Zguros nuk kanë mbajtur më dhe lojtari i Bylisit është përplasur me stolin e Vllaznisë. Pas ndërhyrjes së lojtarëve të tjerë do të vinte edhe qetësimi i situatës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/