Më fund ka dritë në fund të tunelit për Juventusin. Pas krizës së krijuar me dënimin e marrë nga Gjykata Federale, bardhezinjtë ngushëllohen me kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. “Zonja e Vjetër” është përballur sot me Lacion, të cilën e ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0.
Goli i vetëm i takimit u shënua në fund të pjesës së parë. Bremer merr një krosim të bukur nga Kostiçi në minutën e 44-t, të cilin me pas e shndërron në gol. Tashmë Juventusi do të përballet me Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Ndoshta ky trofe do të jetë mundësia që bardhezinjtë të shpëtojnë sezonin e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOAL! Gleison Bremer scores his first goal for Juventus to put us ahead against Lazio.pic.twitter.com/7RIqDRz1kw
— Max Statman (@emaxstatman) February 2, 2023