Anis Mehmeti është talenti shqiptar që ka shpërthyer në Angli. Gola, driblime dhe vallëzim me topin për notën 10.
Ky futbollist i përkiste një tjetër kategorie në League One me Wycombe. Mediat britanike raportojnë se Mehmeti e ka mbyllur me këtë ekip dhe sot do të zyrtarizohet te Bristol.
Orët në vazhdim do të tregojnë edhe vërtetësinë e informacionit. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë Mehmeti i bashkohej Championship dhe afrohej më tepër me Premier League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/