Në Shqipëri nuk mbarojnë çudirat me trajnerët. Egnatia ka njoftuar se e ka mbyllur marrëveshjen me Shpëtim Duron. Pavarësisht se kjo skuadër po synonte për Europën dhe ndodhet në pozicion të mirë në klasifikim, pas humbjes 2-1 ndaj Kukësit ka ardhur njoftimi i klubit.
“KF Egnatia njofton se Shpëtim Duro nuk do jetë më trajneri i ekipit. Klubi e falenderon për punen e bërë dhe i uron suksese në karrierë”, shkruan Egnatia. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
View this post on Instagram