“Finalizim i një klasi shumë të lartë”, komentatori ka vetëm vlerësime për Anis Mehmetin: Gjakftohtësi për të lexuar aksionin

Anis Mehmeti po shkëlqen në Angli me fanellën e Wycombe-t. Lojtari shqiptar shënoi përsëri mbrëmjen e djeshme, duke e treguar veten si protagonist në fushën e lojës. Fjalë të mira dhe vlerësime kanë ardhur edhe nga komentatorët e ndeshjes. Danny Senda ka përgëzuar Mehmetin për gjakftohtësinë e shfaqur në fushë, si dhe për klasin e lartë në finalizmin e askionit.

“Gjakftohtësia e tij për të lexuar. Fillimisht topi shkon te Vokes, por Mehmeti ka besimin për të vrapuar pas tij. Më pas vetëpërmbajta për të ardhur nga brenda fushës. Finalizimi është i një klasi shumë-shumë të lartë. Një gol vërtetë i mirë“, ka thënë Danny Senda./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *