“Më pëlqen Hakimi“, Trumçi zbulon se çfarë ndryshoi trajneri i ri te Bylisi: Ja çfarë na tha Shemsoi para ndeshjes me Vllazninë

Bylisi ka marrë një fitore mjaft të rëndësishëm kundër një rivali të vështirë si Vllaznia. Trajneri Shemsoi e nis kështu në mënyrën më të mirë të mundshme rikthimin e tij në pankinën mallakastriote. Në një intervistë për “Sport Magazine“, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News“, Trumçi ka treguar se çfarë ndryshoi trajneri i ri në skuadrën e Bylisit si dhe zbulon se objektivi i ballshiotëve është sigurimi i qendrimit në “Abissnet Superiore“ edhe sezonin e ardhshëm.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne, pasi kishim një kundërshtar shumë të fortë, edhe për ato synime që ka Vllaznia. E përgatitëm ndeshjen shumë mirë dhe me ardhjen e trajnerit Shemsoi, na shkoi për mirë. Na rriti moralin dhe punuam mjaft mirë. Ishte ndeshje e vështirë me plot lu.ftë, por arritëm ta fitonim.

Trajneri na tha që të luf.tonim për të fituar ndeshjen. Të rrimin të pashqetësuar, të qetë. Për anën psikologjike kishim më shumë nevojë, pasi kemi pasur shumë ndeshje ku kemi bërë lojë të bukur dhe nuk kemi arritur te fitorja. Të fitojmë më Kastriotin dhe me kundërshtarët direkt. Shpresoj për mbijetesën. Kastriotin dhe Erzenin mendoj se mund t’i lëmë pas. Shikoj dhe më pëlqen Hakimi“, është shprehur Aleksandër Trumçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online