Ronaldo do të luajë ndeshjen e parë në Arabinë Saudite kundër PSG-së dhe Lionel Messit. Georgina me portugezin e famshëm po qëndrojnë në hotelin Kingdom Toëer Four Seasons, të cilin e kanë marrë me qira për rreth 300 mijë dollarë në muaj. Dy ditë më parë, çifti kanë shijuar pushimet dimërore dhe kanë kaluar pak kohë me fëmijët e tyre në parkun argëtues, i cili ishte rezervuar vetëm për ta. Mbrëmjen e së martës, Georgina dhe Ronaldo vendosën ta kalonin natën vetëm bashkë.
Georgina ka publikuar disa nga fotot në profilin e saj në Instagram me përshkrimin “Darkë me dashuri”, me një mesazh të qartë se ajo dhe futbollisti më i njohur sot janë ende shumë të dashuruar. Dukej qartë se restoranti ishte dhënë me qira vetëm për ata të dy dhe Ronaldo e gjeti veten në rolin e fotografit teksa i duhej të bënte disa foto. Georgina ishte veshur jo pak provokuese pavarësisht se sipas rregullit të Sheriatit, gratë duhet të mbulojnë gjithë trupin e tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
View this post on Instagram