VIDEO/ Mbyllet ndeshja mes Erzenit dhe Teutës në Kupën e Shqipërisë, Kapllani shënon nga të dyja portat në pesë minuta

Erzeni dhe Teuta kanë zhvilluar ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Shqipërisë. Derbi është mbyllur në shifrat 1-1, teksa rolin e protagonizimit e ka marrë Kapllani. Një gol të bukur do të realizonte në minutën e 80 për të kaluar në avantazh Erzenin.

Ndërkohë vetëm pesë minuta më vonë, ishte po i njëjti lojtar që vendosi ekuilibrin, i cili zgjati deri në fund të takimit. Pas një goditje këndi te Teuta, topi do të devijohej nga Kapllani që ishte tërësisht i pafat, për ta mbyllur ndeshjen në 1-1. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online