Manchester City është eliminuar nga EFL Cup mbrëmjen e sotme. Ekipi i Guardiolës është mposhtur me rezultatin 2-0 nga Southampton-i. “Shenjtorët” kanë tronditur City-n në harkun kohor të vetëm 6 minutave.
Sekou Mara zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, ndërsa në të 29-n ishte Djenepo ai që me një gol mbresëlënës mposht për të dytën herë portierin Ortega. Kaq mjaftoi që Southampton-i të priste biletën për në gjysmëfinale. Në këtë fazë të EFL Cup vetëm Manchester United ruan nderin e ekipeve të mëdha, duke qenë e vetmja skuadër me emër që vazhdon garën në këtë kompeticion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Cómo definió Djenepo. Inalcanzable para Ortega Moreno.
Golazo del Southampton, que le gana 2-0 al Manchester City.pic.twitter.com/Z9MHKN3xYh
— Mati ??? (@matiasm_02) January 11, 2023