Inter – Parma 1-1 Lautaro Martinez 88’/ Juric 38‘
Inter-Parma me shumë ngjasa do të shkojë në shtesa. Zikaltrit e kanë pasur të vështirë të gjejnë kuadratin e mbrojtur nga Bufoni, por pas shumë vuajtjesh ia kanë dalë të barazojnë rezultatin në shifrat 1-1. Kristjan Asllani jep një krosim të rrezikshëm në zonë, që më pas hap rrugën e golit.
Topi devijohet nga mbrojtësi i Parmës dhe përfundon në një asist perfekt për Lautaro Martinezin. Ky i fundit nuk e mendon dy herë të godasë, duke e lënë Bufonin të palëvizur me gjuajtjen e tij fantastike. Goditja e parë në portë për zikaltrit dhe përfundon në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/