Skena tronditëse janë parë gjatë kalimit të Kombëtares së Argjentinës në Buenos Aires. Tifozët u përpoqën të hidheshin nga mbikalimi mbi autobusin në lëvizje.
Një çmenduri kolektive pushtoi Argjentinën. Më shumë se 4 milionë njerëz dolën në rrugët e Buenos Aires të martën. Të gjithë donin të paktën për një moment të shihnin autobusin që transportonte kampionët e rinj të botës.
Disa nga tifozët e tepruan me festën. Në internet kanë qarkulluar video ku shihen dy tifozë që tentojnë të hidhen në autobus. Njëri ia doli, tjetri humbi ekuilibrin dhe ra nga lartësia në rrugë. /Sport Ekspres/
Due to an accidents like this, it was decided by security reasons, that team couldn’t do a full tour ?
— All About Argentina ??? (@AlbicelesteTalk) December 20, 2022