Në këtë kohë antivlerash, Japonia fiton zemra tifozësh! Trajneri u përkul para tifozëve pas eliminimit, leksioni i dhënë nga Katari

Në këtë kohë antivlerash, Japonia na tregon leksionin dhe na rikujton se njeriu dallohet në saj të disa virtyteve që ne i kemi harruar dhe ngjajnë aq të vjetëra. Disa qeshnin më herët me ta, por tashmë të gjithë janë të dashuruar me këtë Kombëtare, që për fat të keq, nuk do të jetë më pjesë e Katarit pas eliminimit.

Për ta nisur që nga pastrimi i ambientit në shkallët e stadiumit dhe dhomat e zhveshjes. Lojtarët dhe tifozët e treguan se është pjesë e kulturës japoneze që të pastrojnë vetë atë ambient që e bëjnë pis po ata. Ndërkohë pas Japonia humbi me penalltitë dhe gjithë tensioni i madh përfshiu trajnerin, ky i fundit gjeti sërish mundësinë për të fituar gjakftohtësinë, shkoi te tifozët dhe u përkul.

Një përkulje që në traditën e Japonisë reflekton falenderim dhe falje. Nga ana tjetër, lojtarët e Japonisë uruan ata të Kroacisë për fitoren e arritur pasi janë të edukuar në një mënyrë të tillë, ku kundërshtarit duhet t’i jepet gjithmonë dora në fund. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *